Kuvendi i Kosovës gjatë të hënës ka miratuar në lexim të parë buxhetin e rishikuar për vitin 2020. E për këtë, Ministria e Financave ka falënderuar deputetët e Kuvendit, për mbështetjen. Mirëpo pagesat nga Pakoja Emergjente nuk mund të merren pa u miratuar në lexim të dytë. Kështu ka bërë të ditur kjo Ministri përmes një komunikate për medie.