Borrelli vlerëson se Lajçaku ka bërë punë të mirë

borrelli-vlereson-se-lajcaku-ka-bere-pune-te-mire

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shpreson që të bëhet një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ka lavdëruar punën e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Në fjalimin e tij në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në BE, Borrell, ka folur edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai i ka raportuar ministrave të jashtëm të BE-së.

“Është me rëndësi të ceki se dialogu ka filluar. Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka bërë një punë të mirë. Ne po ulemi së bashku. Do të takohemi sërish të enjten dhe shpresoj të jetë një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënies mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Josep Borrell gjatë takimit të Këshillit për Punë të Jashtme.Koha

 

The post Borrelli vlerëson se Lajçaku ka bërë punë të mirë appeared first on Rahovecnews.net.