Zyrtare: Nuk ka Gjendje të Jashtëzakonshme, Hoti paralajmëron vetëm masa të reja

zyrtare:-nuk-ka-gjendje-te-jashtezakonshme,-hoti-paralajmeron-vetem-masa-te-reja

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka vendosur që të propozohet për masa të reja kundër koronavirusit, por jo për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kjo është konfirmuar nga Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes i cili tha se do të shkohet me skenarin e parë, që është zbatim i rreptë i masave aktuale dhe masave të reja.

“Në dy ditët e fundit kemi shyqrtu dy skenare nga ekspertët Skenari i parë është zbatimi i rreptë i masave aktuale dhe masa të reja Skenari i dytë ka qenë shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme”, tha ai.

“Unë këto ditë kam zhvilluar shumë takime për këtë çështje, jemi duke ndërtu një strategji që të merremi me këtë situatë të re, sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Ka një pajtueshmëri që të shkojmë me skenarin e parë.”, ka thënë tutje Hoti.

Hoti shtoi se sot do të ketë mbledhje të Qeverisë, ku do të votohen masat shtesë.

Disa prej masave të cekura nga Kryeministri Hoti:

– Do të ketë rigorozitet nga ato qe kemi marr më herët, maska distanca higjiena, këto 3 masa shpëtojmë jetën ed qytetarëve.

– Do ta angazhojmë policinë, inspektoratin për të shqiptuar dënime. Nuk do ketë asnjë lloj tolerance, për këdo që nuk i respekton vendimet.

– Policia është në terren, inspektorati është në terren derisa organizohen ahengje në qytete të ndryshme, këto rrezikojnë jetën tanë dhe të njerëzve tanë.

– Do ndalim ritet fetare, kërkoj mirëkuptim nga krerët e besimeve fetare. Do kemi strategji agresive.

The post Zyrtare: Nuk ka Gjendje të Jashtëzakonshme, Hoti paralajmëron vetëm masa të reja appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.