Superliga me tri ndeshje, spikat ‘finalja’ në luftën për titull mes Prishtinës e Dritës

superliga-me-tri-ndeshje,-spikat-‘finalja’-ne-luften-per-titull-mes-prishtines-e-drites

Superliga e Kosovës do të kthehet sot me tri ndeshje tejet interesante.

Tri ndeshjet e para të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës luhen sot, me vëmendjen që shkon krejtësisht në kryeqytet.

Prishtina luan sonte si nikoqire e skuadrës së Dritës.

Skuadra e Armend Dallkut do të kontestojë liderët e tabelës, me shpresën për një fitore, në mënyrë që të vazhdohet lufta për titullin e kampionit.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 18:00.

E diela do të sjell edhe ndeshjet mes Dukagjinit dhe Trepçës 89, si dhe atë mes Gjilanit dhe Drenicës.

Të dy këto ndeshje luhen me fillim nga ora 17:00.

The post Superliga me tri ndeshje, spikat ‘finalja’ në luftën për titull mes Prishtinës e Dritës appeared first on RahovesNews.