Plagosen tre persona pas mesnate në Mitrovicë

plagosen-tre-persona-pas-mesnate-ne-mitrovice

Tre persona janë plagosur pas mesnatës së djeshme në Mitrovicë.

Siç njofton Policia, personi që dyshohet se i ka plagosur ata me armë zjarri, aktualisht gjendet në arrati.

“Mitrovicë 11.07.2020-00:24. Është raportuar se tri viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet në raportin e Policisë.