Hoti: SHBA dhe BE duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën në dialog

hoti:-shba-dhe-be-duhet-ta-plotesojne-njera-tjetren-ne-dialog

Hoti këtu ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që ka rifilluar pas Samitit të Parisit.

I pari i qeverisë së Kosovës tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, duhet ta plotësojnë njëri-tjetrin në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kur është në pyetje roli i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në këtë proces, ato duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën. Ashtu si ka qenë edhe në të kaluarën, gjatë fazave të ndryshme të shtetësisë së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, vetëm kur kemi pasur bashkëpunim të ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së, kemi pasur rezultate të qarta dhe konkrete dhe s’duhet të jetë ndryshe as këtë herë”.

Ai shtoi se finalizimi i bisedimeve duhet të bëhet me njohje reciproke.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë mbajtur video-konferencë të organizuar nga shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me qëllim të rinisjes së dialogut, i cili ishte ndërprerë që nga muaji nëntor i vitit 2018-të, pas vendosjes së taksës prej 100% nga Qeveria Haradinaj.
Vuçiq dhe Hoti pritet të takohen të enjten në Bruksel.

“Po hyjmë në këtë fazë përfundimtare të dialogut, me qëllim të arritjes së njohjes reciproke dhe normalizimit të raporteve midis shteteve tona dhe ky ishte qëndrimi që paraqita”.
Kështu ka deklaruar Avdullah Hoti, në konferencën për media të mbajtur sot.