Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të dërgojë vendin në katastrofë ekonomike. Rukiqi ka thënë se çdo mbyllje e bizneseve në Kosovë do të jetë fatale për ekonominë. Ai është shprehur në luftën me pandeminë duhet të ndërmerren masa ndaj bizneseve që nuk respektojnë rregullat e jo në kurriz të ekonomisë.