Gëzim Muçolli: Pacienti i njohur dhe efekti ideologjik i coronavirusit

gezim-mucolli:-pacienti-i-njohur-dhe-efekti-ideologjik-i-coronavirusit

 

Deri në këtë moment në gjithë botën janë regjistruar 12.654.664 raste me të infektuar me coronavirus. Numra që ta fusin frikën kur paramendon përmasat globale të përhapjes së një virusi që u krijua në laborator si armë biologjike e ushtrisë kineze e jo në pazarin e gjasë së gjallë në qytetin e Wuhanit.
Ky virus dhe pasojat e tij katastrofale per shëndetin dhe ekonominë e shteteve, më së paku iu ka bërë përshtypje shqiptarëve. Nuk është se shqiptarët e kanë vaksinën kundër Covid-19 e as që kanë struktura spitalore të shkëlqyeshme por me cilindo që ke folur deri para pak ditësh t’u ka përgjigjur : “S’ka virus, krejt kjo rrenë është, kjo është politikë e kurrgjë tjetër!”.
Nuk mund të flitet per kurrfarë optimizmi ideologjik e as per racionalizëm dhe thyerje të panikut global, por per mospërgjegjësi dhe mosppërfillje të udhëzimeve dhe masave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në Republikën e Kosovës vetëm politikanët e bënë transformimin virtual dhe praktik të Coronavirusit nga arma biologjike në mjet politik për ta rrëzuar qeverinë në parlament. Në atë rast nuk u mor parasysh asnjë apel i qytetarëve për të mos hyrë në lojëra të turbullta politike që u mbuluan me emrat: ligjshmëri, dialog, amerikë, shkëmbim territorial, marrëveshtje me Grenell-in, etj.
Gjithë zhvillimet që ndodhën më pas nuk mund tu dedikohen vetëm propagandës së “gjithologëve” por edhe vullnetit partizan të 82 duarve të deputetëve që kryen detyrat e porositura, jo në emër të popullit që i ka votuar, por të liderëve të partive që i kanë.
Tash momentalisht bisedimet brenda mureve të Shtëpisë më të Bardhë në botë kanë dështuar njëherë për njëherë. Nga Europa në vend të heqjes së vizave erdhën lajme per “aktakuzat” ndaj 10 përfaqësuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat dëshmuan edhe njëherë se irracionaliteti i vendimeve politike në Kosovë nuk do të shpërblehet kurrë derisa mungon uniteti dhe dinjiteti kolektiv dhe largpamësia kohore.
Aventurizmi politik u bë shkaktar pse edhe qytetarët e Republikës , një shumicë e konsiderueshme e të cilëve kanë edhe arsimim të lartë universitar të sillen me sjellje jologjike përballë pandemisë.
Sëmundja e re nuk respekton as kufinj as ideologjizma , por përhapet padukshëm duke shkaktuar efekte të dëmshme tepër të mëdha që shihen nga larg.
U gabua shumëçka në menagjimin e sëmundjes edhe pse në fillim masat e mbajtura dhanë rezultate premtuese. Karantina dhe masat shtërnguese politikisht u interpretuan me deformim si “diktaturë qeveritare” dhe “shkelje e kushtetutës”.
Pas ndryshimeve politike , gjendja epidemiologjike e përmbajtur filloi të tregojë dhëmbët e saj duke eskaluar në javën e fundit. Dhe pikërisht sot kur u përmend më së shumti emri i njërit nga politikanët kryesorë të një partie që ruan germat e një lëvizje dikur shumë popullore dhe qytetare, reagimet e pahieshme të një mase njerëzish të edukuar per vite të shumta në klimën politike primitive dhe antipolitike të partive ku militojnë, sollën përsëri vëmendjen te edukimi politik i varfër me elmente qytetarie dhe disipline e i pasur me elemente militantizmi, urrejtje dhe përjashtues ndaj tjetrit.
Këtij faji nuk mund ti ik as një nga përgjegjësit e organeve shtetrore të deritanishme e as këta të sotit.
Nuk i urohet e keqja askujt në traditën tonë popullore , por pse ndodh kjo dihet se populli porosit gjithmonë se çka do të mbjellësh do të korrësh. Lëmi i korrjeve politike në Kosovë nuk sjell vetëm bereqet por edhe bykun e politikave dhe militantizmave deformuese që nuk përkojnë me demokracinë qytetare.
Pacientit të sëmurë, që ka edhe detyrën e kryetarit të partisë i urojmë të shërohet sa më shpejt dhe të jep shembullin e ndryshimit duke marrë një vendim të rëndëshëm, që të kryejë detyrën e gjyshit të mirë me nipa e mbesa.
Kurse të tjerëve iu uroj që mos të harrojnë ti respektojnë masat e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës.
Mos harroni: Maskat, distanca fizike dhe pastrimi i duarve nuk janë detyra të vështira.
Ose edhe më rrept: duhet karantinimi trejavor total me përsëritje periodike të testimit total të popullsisë në vatrat e infeksionit (sipas Prof. Andrea Crisantit, virolog nga Unversiteti i Padovës).
Mos harroni se deri sonte në krejt botën kanë vdekur 563.521 njerëz të pasur e të varfër.
Zgjidhni ju vetë, sepse tani virusi nuk ëshjtë rrenë, por ai gjendet kudo në mesin tuaj.