Mustafa i cili është diagnostifikuar pozitiv me koronavirus e ka bërë të ditur sot këtë përmes një statusi në Facebook, shkruan Rahovecnews.net.
“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë. HTH”, shkruan Thaçi. /Rahovecnews.net/