Doktori që e kishte mjekuar Thaçin rezulton pozitiv me COVID-19

doktori-qe-e-kishte-mjekuar-thacin-rezulton-pozitiv-me-covid-19

Urologu Bashkim Gllareva ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Ai para disa muajsh e kishte trajtuar Presidentin Hashim Thaçi, me një intervenim duke ia hequr gurët nga veshka.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gllareva ka thënë se me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh.

Lexo Edhe:
Red Rain së shpejti me kampanjë vetëdijesuese…
“Lutem që askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin të ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen për kontaktet e ditëve të fundit me mua. Vazhdimisht kam qenë i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka shkruar Gllareva.

Ndryshe, Thaçi në fund të muajit prill ka kryer një intervenim në Klinikën e Urologjisë në QKUK, pasi u diagnostikua me gurë në veshka. Intervenimin e kryen ekipi i përëbërë nga drejtori i Klinikës Dr. Sabit Mehmeti shef i ekipës, Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj.

The post Doktori që e kishte mjekuar Thaçin rezulton pozitiv me COVID-19 appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.