Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit

digjen-dy-vetura-te-familjes-se-sabit-gecit

Persona të panjohur kanë djegur dy vetura të familjes së Sabit Gecit. Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Geci dhe një tjetër BMW e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, sic shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzin dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka parë kamerat e sigurisë, e ka cilësuar këtë akt si zjarre vënie të qëllimshme. Një përgjigje për T7, policia ka thënë se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast. Ndërkohë një ngjarje pak a shumë e ngjashme ka ndodhur para disa ditësh edhe në lagjen Bregu i Diellit, kur disa persona kanë djegur veturën e familjes së Rrustem Mustafës-ish komandant i ZOLL-it. Një storje me detaje tjera rreth kësaj ngjarje përfshirë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, do të keni mundësi ta ndiqni gjatë emisionit Frontal që fillon prej orës 17:00 në T7.