Sot, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij, mbajtëm Mbledhje Komemorative për Inspektorin për Çështje Komunale në Komunën e Rahovecit, të ndjerin Sabahajdin Qeska.

Mes familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe kolektivit të administratës komunale shpalosëm kujtime nga jeta dhe puna e tij.

Sabahajdini do të kujtohet gjatë, sepse la pas vepra të mira, kujtime të paharrueshme që do ta mbajnë mes nesh gjithmonë.

Ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve për humbjen e familjarit dhe mikut, Sabahajdin Qeska!

I përjetshëm kujtimi për të!