Përplasje e ashpër mes Osmanit e Haxhiut për rezolutën për shkarkimin e Rakiq

perplasje-e-ashper-mes-osmanit-e-haxhiut-per-rezoluten-per-shkarkimin-e-rakiq

Haxhiu ka thënë se kjo gjë është vetëm lojë për poenë politikë nga ana e Osmanit.

“Personalisht kryetare, duke e ditë rëndësinë e rezolutave për qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe ju këtë fare mirë e dini. Është fjalë koti. Rezolutat sa për të bë pak politikë, mund t’i diskutojmë, por në fund të fundit nuk rregullojnë asgjë”, ka thënë ajo në fjalën e saj në Kuvend.

Haxhiu ka thënë se e mbështetë Osmanin në rast se ajo ndërmerr iniciativë që Lista Serbe të mos jetë e privilegjuar si kategori kushtetuese.

“Propozimi im është Lista Serbe që të hyjë në zgjedhje sikur të gjithë deputetët. Kur ta marrësh një iniciativë të tillë e ke mbështetjen time, por jo rezolutat e kota për të bë politike”, ka thënë ajo. Ndërsa, Haxhiu ka thënë se AAK është e hapur për Ligjin për Pandeminë. “Sa i përket Ligjit të Pandemisë, jemi për me diskutu, debatu dhe për të dhënë propozimet tona konkrete”, ka thënë ajo. Pas fjalës së Haxhiu ka shpërthyer një debat mes saj dhe Osmanit, mirëpo ajo ka refuzuar që t’ia jap fjalën Haxhiut edhe një herë. /Rahovecnews.net/