Kosova në grup me Austrinë e Italinë për kualifikimet e Botërorit 2021 në hendboll

kosova-ne-grup-me-austrine-e-italine-per-kualifikimet-e-boterorit-2021-ne-hendboll

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luajë në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021.

‘Dardanet’ janë në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlerësohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër.

Dy vendet e para në grup dërgojnë në fazën tjetër.

Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të këtij viti.

Ndeshjet e grupit tonë pritet të luhen në Austri, e që vashat shpresojnë të kualifikohen në fazën tjetër.

The post Kosova në grup me Austrinë e Italinë për kualifikimet e Botërorit 2021 në hendboll appeared first on RahovesNews.