Arrestohet pejani pasi që i mbajti fëmijët të izoluar, nuk u solli as ushqim

arrestohet-pejani-pasi-qe-i-mbajti-femijet-te-izoluar,-nuk-u-solli-as-ushqim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, teksa edhe fëmijët e tjerë i ka mbajtur të izoluar duke mos u ofruar as ushqim.

Fillimisht personi në fjalë është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur viktimës femër kosovare si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.