Gjurmët e gjakut nga plagët e shkaktuara janë kudo në shtëpi. Në orët e hershme të së martës, Vilson Imeraj nga Tropoja e Shqipërisë dyshohet se kreu një akt makabër në shtëpinë e hallës së tij në Bardhaniq të Gjakovës.
Dyshimet e para janë se dorasi fillimisht theu derën e dhomës ku halla me burrin e saj po flinin, e më pas iu vërsul me thikë.
Si pasoj e këtij sulmi i vdekur mbeti Ndue Mulaj, 60 vjeç, ndërsa hallën e vet Diturie Mulaj e djalin e saj Mark Mulaj i la të plagosur nga rezistenca që ata bënë.
Ndonëse i plagosur, Mark Mulaj menjëherë lajmëroi vëllain e viktimës, Kriste Mulaj, i cili gjendej në Gjakovë.