FC Prishtina kërkon nga Policia t’i mundësohet të luajë natën kundër Dritës

fc-prishtina-kerkon-nga-policia-t’i-mundesohet-te-luaje-naten-kunder-drites

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare të edicionit aktual, ku tani çdo ndeshje ka rëndësi më të madhe për çdo skuadër.

Deri në përfundim të edicionit 2019/20 kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar, derisa ndeshje interesante na presin në vazhdim të kampionatit.

Për titullin kampion po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, derisa katër skuadrat do të përballen mes vete në xhirot e ardhshme.

Një ndeshje që mund të përcaktojë shumëçka është ajo mes FC Prishtinës dhe Dritës, e cila luhet në javën e 30-të.

Dihet se FC Prishtina ndeshjet si vendase i zhvillon në mbrëmje me reflektorë, por që kjo mund të ndryshojë tani e tutje shkaku i “orës policore” të vënë nga Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për COVID-19.

Megjithatë, nga FC Prishtina kanë bërë me dije se kërkojnë që ndeshja kundër Dritës të luhet nga ora 19:00.

Drejtori sportiv i klubit më të madh në vend, Granit Begolli ka konfirmuar për “Zërin” se një kërkesë e tillë do të dërgohet sot në Policinë e Kosovë, një kërkesë e cila tashmë është dërguar.

Lidhur me këtë çështje, Zeri.info e ka kontaktuar edhe kryetarin e Komisionit të Garave në FFK, Abdyl Bellopoja, i cili dyshon se kjo kërkesë mund të aprovohet nga Policia e Kosovës.

“Unë dyshoj se Policia e Kosovës i jep leje FC Prishtinës ta zhvillojë ndeshjen prej ores 19:00 pasi dihen vendimet e Qeverisë së Kosovës, për kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00”, deklaroi Bellopoja.

“Ne e kemi caktuar orën e ndeshjes për 17:00, ndoshta ata munden me shty edhe për një orë, nuk është problem, por ende nuk ka diçka definitive. Presim deri sot kur të merret vendimi”, potencoi Abdyl Bellopoja të marten.

Ndryshe, pas 28 javësh në elitën e futbollit kosovar, Drita renditet në vendin e parë me 61 pikë, katër më pak se FC Prishtina, e cila renditet në vendin e dytë me 57 pikë.

The post FC Prishtina kërkon nga Policia t’i mundësohet të luajë natën kundër Dritës appeared first on RahovesNews.