Sot vdesin 4 persona, Policia bllokon hyrjet e Klinikës Infektive: Largohen disa trupa të pajetë

sot-vdesin-4-persona,-policia-bllokon-hyrjet-e-klinikes-infektive:-largohen-disa-trupa-te-pajete

Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës Infektive në QKUK.

Mëngjesin e së dielës policia ka bllokuar hyrjet për në këtë klinikë. Ndërkohë, mjekësia ligjore është duke i larguar trupat e pajetë.

Kjo për arsye se dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë, por që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjë zyrtarë përkatës, dhe ende askush nuk ka dhënë sqarime se çfarë është duke ndodhur në Klinikën Infektive.

Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.

The post Sot vdesin 4 persona, Policia bllokon hyrjet e Klinikës Infektive: Largohen disa trupa të pajetë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.