Ramos përsëri heroi i Real Madrid

ramos-perseri-heroi-i-real-madrid

Sergio Ramos ka bërë përsëri heroin për Real Madrid.

Real Madrid ka shënuar një tjetër fitore minimale, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin 0:1,

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 73’, kur Sergio Ramos konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favor të ‘Los Blancos’.

Me këtë gol, skuadra e Zinedine Zidane arkëton tri pikë mjaft të rëndësishme, duke u shkëputur tashmë në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë sesa Barcelona, kjo e fundit që sonte luan me Villarreal dhe mund të kthehet përsëri në katër pikë.

Real Madrid pra ka tashmë 77 pikë, kurse Athletic Bilbao mbetet në kuotën e 48 pikëve, për pozitën e tetë në tabelë.

The post Ramos përsëri heroi i Real Madrid appeared first on RahovesNews.