Era Istrefi publikoi imazhe të bukura nga ditëlindja

era-istrefi-publikoi-imazhe-te-bukura-nga-ditelindja

Era publikoi foto të bukura nga ditëlindja e 26-të.

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, dje ka festuar ditëlindjen e 26-të, ndërsa sot ka publikuar imazhe të bukura nga dita e saj e veçantë. E veshur e tëra në të kuqe, artistja ka pozuar pranë një veture tejet luksoze, shkruan rtv21.

Në imazhet e publikuara në instagram për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj, arstistja ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

“Birthday girl”, ka shkruar Era krahas imazheve, duke i bashkangjitur edhe disa emoji. Era Istrefi ka arritur të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon”, e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe.

Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i ka hapur rrugë artistes për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante, Ultra Music.