Shatri përfundon rrugëtimin në këmbë nga Prishtina në Tiranë

shatri-perfundon-rrugetimin-ne-kembe-nga-prishtina-ne-tirane

Atleti Fikret Shatri ka kompletuar udhëtimin e tij në këmbë nga Prishtina për në Tiranë.

45-vjeçari vrapoi për shumicën e rrugës, ndërsa për shkak të lëndimit, kilometrat e fundit të distancës 257-kilometërshe u detyrua t’i përfundonte duke ecur.

Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë.

“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”, ka thënë Shatri me të arritur në Tiranë.

The post Shatri përfundon rrugëtimin në këmbë nga Prishtina në Tiranë appeared first on RahovesNews.