Kultivonte kanabis në serë, arrestohet

kultivonte-kanabis-ne-sere,-arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, nën dyshimin se i njëjti ka mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis-sativa në pronën e tij.

Gjatë bastisjes në kopshtin (serën) e tij, janë gjetur dhe tërhequr tri bimë narkotike në gjatësi: 51-cm, 71-cm, dhe 74-cm.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë.