Zëvendëskryeministri Tahiri: Qeveria Hoti s’ka iniciativë për zhbërjen e Speciales

zevendeskryeministri-tahiri:-qeveria-hoti-s’ka-iniciative-per-zhberjen-e-speciales

Me gjithë situatën e fundit, Tahiri ka thënë se nuk ka një plan të dytë sikur ai i 2017-ës për zhbërjen e kësaj gjykate, njofton Klan Kosova.

“Lufta për liri në e dimë se ka qenë e drejtë. Dihet kush ka qenë agresori dhe viktima. Nga kjo Qeveri nuk ka iniciativë të zhbërjes. Ajo iniciativë ka qenë në dhjetor të 2017. Nuk ka qenë në diskursin publik që mund të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë Tahiri.

“Ka një votim që ka ndodhur në Kuvend”.

Kurse për protestat e paralajmëruara nga OVL e UCK-së, Tahiri ka thënë se është e drejtë legjitime e secilit që të protestojë.

“Ata e dinë më së miri se nuk mund ta ndalin dhe parandalojnë. Nuk ka iniciativë për ndonjë hap që do të bindte ndesh me këtë që është në sundimin e ligjit”.