Riaktivizohet Specialja, fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së për intervistim

riaktivizohet-specialja,-fton-edhe-nje-ish-ushtar-te-uck-se-per-intervistim

Prokuroria e Specializuar e Hagës është aktivizuar sërish.

Sot, për t’u intervistuar atje është ftuar edhe një ish-ushtar i UCK-së nga Kishnica.

Bëhet fjalë për Afrim Bytyqin, për ftesën e të cilit ka shkruajtur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruajtur Gucati.

Kujtojmë se para disa ditësh, Prokuroria e Hagës publikoi aktakuzën kundër presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, teksa e njëjta do të shqyrtohet nga gjykata për t’u konfirmuar ose rrëzuar.