Prishtina ka shënuar më shumë raste sot sesa të gjitha komunat tjera së bashku

prishtina-ka-shenuar-me-shume-raste-sot-sesa-te-gjitha-komunat-tjera-se-bashku

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 73 raste të reja me koronavirus.

Prej tyre, 44 raste janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, që nënkupton se Prishtina ka shënuar më shumë raste sot sesa të gjitha komunat tjera së bashku.

Lipjani, Ferizaj, Vushtrria, Fushë Kosova, Obiliqi, Skenderaj, Istogu, Klina, Peja dhe Podujeva kanë regjistruar gjithsej 29 raste me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga komuna e Prishtinës vijnë 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 3 mijë e 64.

The post Prishtina ka shënuar më shumë raste sot sesa të gjitha komunat tjera së bashku appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.