Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mikaile Tmusic është bërë me skuadër të re.
Fundori tashmë është prezantuar te skuadra malazeze, KK Podgorica. Së fundi, Tmusic ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku luajti për dy vite.
Ndërsa, më parë në Superligën e Kosovës kishte fanellën e Bashkimit.
Tmusic, është nga Mali i Zi, por prindërit e tij janë të lindur në Kosovë, dhe kjo ka bërë që ai të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.
The post Reprezentuesi i Kosovës bëhet me skuadër të re appeared first on RTV21.