Milan përfundimisht blen talentin e Anderlecht

milan-perfundimisht-blen-talentin-e-anderlecht

Milan edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Alexis Saelemaekers në një marrëveshje të përhershme nga Anderlecht, duke i dhënë belgut një kontratë deri në vitin 2024.

‘Rossonerët’ kanë nënshkruar me 21 vjeçarin Saelemaekers, i cili fillimisht ishte huazuar te Milan në janar, dhe deri më tani është paraqitur katër herë për skuadrën italiane.

Marrëveshja e huazimit përbënte kushtin për blerjen e tij, me Milanin që ka njoftuar se ka shpenzuar 3.5 milionë euro për 21 vjeçarin.

Saelemaekers është paraqitur në dy ndeshe për Milanin pas rifillimit të futbollit në Serie A, por i duhet të pres ende për të filluar nga minuta e parë.

21 vjeçari Saelemaekers deri më tani ka mbërritur të paraqitet për Kombëtaren U21 të Belgjikës.

The post Milan përfundimisht blen talentin e Anderlecht appeared first on RahovesNews.