Një hajdut në Kinë ka pësuar lëndime të rënda në trup, posaçërisht në kokë, pasi që pas tentimit që të kryente një vjedhje në dyqan, punonjësi i marketit e goditi me gjashtë shishe birre në kokë.
Sipas autoriteteve kineze, si dhe pamjeve të lëshuara nga kamerat e sigurisë së dyqanit, hajduti posedonte armë të ftohtë, nëpërmjet së cilës kërcënoi shitësin, shkruajnë mediet lokale kineze.
Siç shihet në video, sapo hajduti tenton t’ia vë thikën në fyt, pronari i marketit me një sjellje refleksive e godet me shishe të xhamit të birrës në kokë.
Ai më pas vazhdon me avazin e njëjtë, duke ia thyer gjithsej pesë shishe birrash në zonën e kokës.
Sapo veproi në vetëmbrojtje, ai njoftoi policinë, të cilët arritën ta arrestonin hajdutin.