Tentoi të vrasë Lul Berishën në 2005, 16 vite burg kosovarit Ahmet Ajeti

tentoi-te-vrase-lul-berishen-ne-2005,-16-vite-burg-kosovarit-ahmet-ajeti

Atentatori i Lul Berishës në vitin 2005, Ahmet Ajeti është dënuar me 24 vite burg për tentativë vrasje por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 16 vite.

Raportohet se çështja e Ahmet Ajetit ishte transferuar nga GJKKO për kompetencë të Gjykatës së Durrësit e cila sot ka dhënë vendimin.

Ajeti tentoi 30 gushtin e 2005 të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin.

Dyshohet se atentati u porosit nga Endrit Dokle dhe Adriatik (Dritan) Coli por Ahmet Ajeti e ka mohuar gjithmonë të jetë autor, madje thotë se ditën e ngjarjes është vetplagosur me qëllim që mos kryejë vrasje pasi kishte shkuar në Durrës për punë. /lapsi.al