Profesori amerikan: Trumpit nuk i sjell ndonjë dobi në zgjedhje arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

profesori-amerikan:-trumpit-nuk-i-sjell-ndonje-dobi-ne-zgjedhje-arritja-e-marreveshjes-kosove-serbi

Sipas tij, publiku amerikan as që është në dijeni të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njerëzit as që diskutojnë për këtë.

Me anë të një postimi në Tëitter, ai shkruan se në një situatë të tillë, edhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi nuk do ta ndihmonte Trumpin në zgjedhje.

“Kosova – Serbia nuk është një konflikt i madh për të cilin është folur. Publiku amerikan as nuk është në dijeni të këtij konflikti. Nuk është se të dy palët janë aktualisht në luftë ose njerëzit po vriten tani. Edhe nëse Trump arrin ndonjë marrëveshje, nuk do ta ndihmojë atë në zgjedhje”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ndryshe, në Kosovë ka pasur shumë zëra se insistimi i Trumpit përmes emisarit special për dialogun, Richard Grenell, është nguti për arritjen e një marrëveshje para zgjedhjeve në SHBA, e që sipas tyre do t’i jepte një avantazh presidentit aktual amerikan.

Zëra të tillë më së shumti janë shfaqur nga zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët kanë kundërshtuar takimin në Uashington, pasi që sipas tyre atje po shkohet të nënshkruhet një marrëveshje e gatshme, dhe jo të dialogohet. /Rahovecnews.net/