Kryendeshja Barça-Atletiko, dalin formacionet zyrtare

kryendeshja-barca-atletiko,-dalin-formacionet-zyrtare

Barcelona është nikoqir i Atletico Madridit sonte në Camp Nou, në një takim që pritet të jetë vendimtar për shpresat e katalonasëve në garë për titull në La Liga këtë sezon.

Ndeshja e sotme në Katalonjë, që nis në orën 22:00, do të jetë jetike për gjasat e skuadrës së Quique Setien për ta mbrojtur titullin në ligë.

Kjo pasi rivali Real Madrid e ka krijuar një epërsi prej dy pikëve në krye të renditjes në La Liga, kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Barça vjen nga një barazim tronditës 2:2 ndaj Celta Vigos në fundjavë, është e vetëdijshme se një lëshim pikësh i dytë do t’ia shuajë shpresat për titull.

Setien ka bërë ndryshime në formacionin e sotëm dhe do të luajë 4-4-2, në vend të 4-3-3, me Lionel Messin dhe Luis Suarezin në sulm.

Ai ka befasuar duke e futur nga fillimi mesfushorin e ri Puig, i cili do të ndihmohet nga Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Sergio Busquets.

Ndërkohë, Atletico që tashmë i ka humbur gjasat për titull, po lufton për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm nga pozita e tretë.

Formacionet zyrtare:

Barcelona:

Atletico:

The post Kryendeshja Barça-Atletiko, dalin formacionet zyrtare appeared first on RahovesNews.