‘Gjenocidi demografik’ i Kinës ndaj Ujgërëve

‘gjenocidi-demografik’-i-kines-ndaj-ujgereve

Statistikat zyrtare dhe dëshmitë e dëshmitarëve treguan se si pjesë e përpjekjes për të zvogëluar popullsinë muslimane në rajonet etnike, metodat e pamëshirshme u përdorën për të ulur numrin e lindjeve të Ujgurëve, transmeton Kosova Post.

Hulumtimi nga agjensia e lajmeve Associated Press (AP) zbuloi se praktikat e detyruara të kontrollit të lindjes për turqit myslimanë Ujgur, dhe pakicat e tjera etnike në Kinë ishin shumë më të zakonshme dhe të kryera në mënyrë sistematike sesa dihej.

Sipas hulumtimit, popullsia në vend se të inkurajohej të kishte më shumë fëmijë, administrata kineze i përdori metodat më brutale për të zvogëluar numrin e lindjeve të Ujgurëve dhe pakicave të tjera, si pjesë e nismës për uljen e popullsisë myslimane.

Zyrtarët kinezë detyruan miliona gra që të praktikojnë vendosjen e pajisjeve intrauterine (IUD) dhe abortin./KosovaPost/.

The post ‘Gjenocidi demografik’ i Kinës ndaj Ujgërëve appeared first on Rahovecnews.net.