Zyrtare: Lojtari i Kosovës largohet pas 6 vitesh nga skuadra

zyrtare:-lojtari-i-kosoves-largohet-pas-6-vitesh-nga-skuadra

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada i ka thënë lamtumirë skuadrës së tij, SV Sandhausen.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paqarada ka konfirmuar largimin nga skuadra e Bundesligës 2.

“6 vite dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë – Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Paqarada në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Paqarada ishte transferuar te Sandhausen në vitin 2014 nga Bayern Leverkusen II.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar edhe besimin e ish-selektorit Albert Bunjaki, dhe tashmë trajnerit Bernard Challandes te Kombëtarja A e Kosovës.

The post Zyrtare: Lojtari i Kosovës largohet pas 6 vitesh nga skuadra appeared first on RahovesNews.