Skuadra e parë që siguron promovimin në Serie A

skuadra-e-pare-qe-siguron-promovimin-ne-serie-a

Dy vite pasi ranë, Benevento ka siguruar ngjitjen në Serie A shtatë xhiro pa përfunduar kampionati.

Skuadra që drejtohet nga Pippo Inzaghi zhvilloi një sezon absolutisht fantastik në Serie B, duke grumbulluar 74 pikë deri tani, falë fitores minimale ndaj Juve Stabia sonte, derisa ka humbur vetëm një ndeshje.

Kjo ishte fitorja e 22-të radhazi për skuadrën e teknikut italian, që krenohet edhe me mbrojtjen më të mirë në Evropë – pasi kanë pranuar vetëm 15 gola.

Kjo është hera e dytë që ata sigurojnë promovimin në Serie A që pas finales së play-off ndaj Carpi në edicionin 2016/17.

Benevento do ta festojë këtë promovim nëpër rrugët e qytetit gjatë ditës së nesërme, por me masa të rrepta sigurie nga policia për shkak të Covid-19.

The post Skuadra e parë që siguron promovimin në Serie A appeared first on RahovesNews.