Haradinaj thotë se nuk pret aktakuzë nga Specialja

haradinaj-thote-se-nuk-pret-aktakuze-nga-specialja

Kjo e fundit ka publikuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë personave të tjerë për kinse krime lufte në Kosovë.

I pyetur në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini, nëse ai mund të jetë në mesin e personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se nuk pret një gjë të tillë.

“Nuk pres të akuzohem nga Gjykata Speciale”, është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.