Dëmtoi orendi në një objekt, arrestohet prishtinasja

demtoi-orendi-ne-nje-objekt,-arrestohet-prishtinasja

Policia në Prishtinë ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka dëmtuar disa orendi në një objekt.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dieles në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe e njëjta ne një objekt, ka dëmtuar-thyer disa orendi”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim te prokurorit e dyshuara dërgohet ne mbajtje.