COVID-19, mbi 38 mijë raste të reja në SHBA

covid-19,-mbi-38-mije-raste-te-reja-ne-shba

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 38,845 raste të reja të infektimit me Covid-19.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,548,996 persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 264 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara shkoi në 125,804.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e SHBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i parë në botë për më së shumti persona të vdekur dhe të infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Express. Pas tyre vjen Brazili, ku situata gjithashtu është mjaft shqetësuese.

The post COVID-19, mbi 38 mijë raste të reja në SHBA appeared first on Rahovecnews.net.