Abazi i reagon Hotit: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje

abazi-i-reagon-hotit:-kosoves-urgjentisht-i-duhen-zgjedhje

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje, pasi, sipas tij, qeveria Hoti është ‘ilegale’.

Postimi i plotë:

KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë.

Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj shërbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe dëshpërimit të pafund që është shkaktuar te qytetarët në mes të pandemisë.

Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarën, e përveç që është ilegale është edhe jetim! /Rahovecnews.net/