BE-ja shtynë vendimin për hapjen e kufijve të jashtëm, kjo është arsyeja

be-ja-shtyne-vendimin-per-hapjen-e-kufijve-te-jashtem,-kjo-eshte-arsyeja

Presidenca Kroate e BE u kishte dhënë vendeve anëtare deri të shtunën në mbrëmje për të votuar një listë të vendeve të hartuara të premten, për të cilat BE do të hapte kufijtë e saj, por disa vende anëtare kanë kërkuar më shumë kohë për të vendosur.

Lista e propozuar e BE-së për vendet, qytetarët e të cilave do të lejoheshin të udhëtojnë në Europë përmban katërmbëdhjetë vende: Algjeri, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Mal të Zi, Marok, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Kina është shtuar, në kushtet e reciprocitetit për të lejuar udhëtarët e BE-së të hyjnë brenda.

Udhëtarët nga Andorra, Monaco, Vatikani dhe San Marino pranohen gjithashtu në BE nga 1 korriku.

Lista nuk përfshin Shtetet e Bashkuara dhe paraqet një goditje të madhe për imazhin amerikan globalisht.

Që një vend të pranohet në listën e hyrjes, propozimi i BE-së përcakton disa kritere epidemiologjike. Në veçanti, një normë e rasteve të reja të Covid-19 afër ose më poshtë se 16 për 100,000 banorë (mesatarja në BE) gjatë 14 ditëve të fundit.

“Ishtë e vështirë të parashikosh një rezultat,” i tha një burim diplomatik i BE-së, agjensisë së lajmeve AFP, por presidenca shpreson të jetë në gjendje të votojë të hënën, “shtoi ai.

The post BE-ja shtynë vendimin për hapjen e kufijve të jashtëm, kjo është arsyeja appeared first on Rahovecnews.net.