Vjedh veturën, kapet nga policia dhe lirohet

vjedh-veturen,-kapet-nga-policia-dhe-lirohet

Rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizajit dje!

Një person ka raportuar në polici se një person ia kishte vjedhur veturën, një biçikletë dhe 80 euro.

Njësitet policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar.

Automjeti iu është kthyer pronarit.

“Rr. Enver Topalli, Ferizaj 26.06.2020-05:20. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar një personi mashkull kosovar iu kishte vjedhur vetura  e tipit Golf VI ngjyrë e zezë me targa vendore. Përveç veturës i dyshuari dyshohet se kishte vjedhur një biçikletë dhe 80 euro. Njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë  të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti iu ka kthyer pronarit.”, sqaron Policia.