Vdesin edhe 3 persona nga koronavirusi në Kosovë

vdesin-edhe-3-persona-nga-koronavirusi-ne-kosove

Edhe tre persona kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë njofton Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka shkuar me këto raste në 47

The post Vdesin edhe 3 persona nga koronavirusi në Kosovë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.