Prishtina sot me 44 raste të reja me Koroanvirus

prishtina-sot-me-44-raste-te-reja-me-koroanvirus

Edhe 96 raste të reja pozitive me koronavirus iu janë shtuar listës së të infektuarve që nga 13 marsi në Kosovë, ndërkaq komuna më e prekur brenda këtyre 24 orëve është Prishtina.

Vetëm në kryeqytet gjatë ditës së sotme janë shënuar 44 raste të reja pozitive, ndërkaq, një numër i madh është regjistruar edhe në Prizren, Pejë, Rahovec e Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me anë të njoftimit të saj të përditshëm.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

The post Prishtina sot me 44 raste të reja me Koroanvirus appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.