4 infermier dhe një mjek në Kosovë infektohen me Koronavirus

4-infermier-dhe-nje-mjek-ne-kosove-infektohen-me-koronavirus

Sot me Covid-19 janë regjistruar edhe 62 raste të reja, ku në mesin e tyre janë edhe personel mjekësor nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në mesin e 62 rasteve të reja janë katër infermiere dhe një mjek, të gjithë nga Prishtina, ku sipas informatave të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa janë dërguar në vetëizolim.

Kujtojmë, që sot më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 62 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti./

The post 4 infermier dhe një mjek në Kosovë infektohen me Koronavirus appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.