Hyjnesha ferizajase e historive mijëravjeçare

hyjnesha-ferizajase-e-historive-mijeravjecare

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se nëndheu i Ferizajt është flori i trashëgimisë.

Ai ka shkruar në Facebook se më i riu qytet, me gjurmë 8 mijëvjeçare që kanë një emër “Hyjnesha e Varoshit”, është dëshmi se civilizimi në këto anë, kaherë kishte ekzistuar.

“Figurina e punuar në argjilë që mban emrin e lokalitetit ku u zbulua, pra Varoshit, është Hyjnesha e trashëgimisë kulturore ferizajase e që me patjetër do t’i bënte nder gjithë qytetit duke u identifikuar me simbolin e saj zyrtar. Hyjnesha e Varoshit që rrëfen historinë e kësaj ane nga periudha e neolitit të hershëm ruhet e pret vizitorë në Muzen e Qytetit të Ferizajt”, ka shkruar Aliu.