Rama: Macron i premtoi Haradinajt heqjen e vizave në këmbim të heqjes së taksës

rama:-macron-i-premtoi-haradinajt-heqjen-e-vizave-ne-kembim-te-heqjes-se-takses

Rama tha se presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Në tryezë ishin Macron, Merkel, Thaçi, Vuçiq, Bërnabiqi, unë dhe Haradinaj. Unë kam qenë pranë tij dhe i thashë Ramushit merre dhe mos e lësho këtë moment se nuk vjen më. Ai mu kthye dhe më tha “më lërë”. Ky ishte presioni, s’ishte gjë tjetër”, tha kryeministri Rama në Klan Kosova.