Në vizitën e sotme të tij në komunën e Prishtinës, i pari i shëndetësisë tha se janë duke punuar për një strategji anti Covid-19.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përkundër rritjeve të rasteve në kryeqytet po menaxhohet situata me Covid-19.
“Ne vazhdojmë t’i kryejmë detyrat tona. I kemi rreth 400 raste aktive në kryeqytet. Deri më sot jemi në gjendje të kemi situatën në kontroll”, tha ai.