Veseli: Prej ditës së parë kam qenë UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund

veseli:-prej-dites-se-pare-kam-qene-uck-dhe-do-t’i-sherbej-kombit-tim-deri-ne-fund

Veseli shkruan se ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet sepse e di që ka luftuar, shkruan Rahovecnews.net.

Ai thotë se UÇK ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpinë dhe nderin e tyre.

“Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.”, shkruan Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.

Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.

Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen 👐. /Rahovecnews.net/