Shtyhet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Golden Globe’

shtyhet-ceremonia-e-ndarjes-se-cmimeve-‘golden-globe’

Për shkak të koronavirusit, shtyhet edhe ‘Golden Globes’.

Si ‘Bafta’ dhe ‘Oscar’, për shkak të koronavirusit është shtyrë edhe ‘Golden Globes’, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet pak më vonë se zakonisht vitin e ardhshëm.

78 vjetori i Golden Globe Awards do të zhvillohet më 28 shkurt 2021. Eventi i madh për filma zakonisht mbahet në fillim të muajit janar. Siç ishte njoftuar më parë, Tina Fey dhe Amy Poehler, vazhdojnë të jenë akoma të përzgjedhura për të prezantuar Golden Globes. Ndërkohë në 28 shkurt 2021 ishte data kur duhej të mbahej Oscar por javën e kaluar u njoftua se shfaqja u shty për në prill si rezultat i pasojave të COVID-19. BAFTAs që mbahen tradicionalisht dy javë para Awards Academy do zhvillohen në 11 prill 2021.