Mustafa: Vetë Hoti duhet të vlerësojë nëse do të vazhdojë takimin në Uashington

mustafa:-vete-hoti-duhet-te-vleresoje-nese-do-te-vazhdoje-takimin-ne-uashington

Sot Thaçi njoftoi se ka anuluar vizitën në Uashington, ndërsa i dërguar i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, kishte thënë se takimi do të mbahet me praninë e Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri do të vlerësojë vetë. Kemi situatë të re, dhe vlerësimin duhet ta bëjë vetë në konsultim edhe në raport me partnerët. Ka nesër takim me përfaqësues të BE-së e Komisionit Evropian. Për Uashington nuk e di sepse kemi rrethana krejtësisht të reja”, ka thënë Mustafa në një paraqitje para gazetarëve të mërkurën në mbrëmje.

“Për neve akoma informata nuk është e qartë sepse nuk ka dalë prej burimeve apo deklaratave të zyrtarëve të Gjykatës Speciale dhe nuk duam ta komentojmë. Ajo që mund të them është se për LDK-në, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, luftëtarët e saj luftuan për të mbrojtur qytetarët dhe Kosovën, kundrejt gjenocidit të organizuar dhe terrorit të Serbisë. Çdo gjë që ka të bëjë me cilësimin e terrorit, krimit duhet të drejtohet kah Serbia. Ne përkrahim plotësisht Gjykatën Speciale që të punojë e pavarur, por duhet ta cilësojmë ashtu siç e ndjejmë luftën e UÇK-së”, ka deklaruar Mustafa.