Florent Ademaj nga fshati Murademë të Prizrenit dhuron 10 mijë franga, për ndërtimin e xhamisë së fshatit

florent-ademaj-nga-fshati-murademe-te-prizrenit-dhuron-10-mije-franga,-per-ndertimin-e-xhamise-se-fshatit

Florent (Sejdi) Ademaj, nga fshati Murademë i Prizrenit që jeton e vepron në Zvicërr ka dhënë 10,000 euro për ndërtimin e Xhamisë në fshatin e tij Muradem thuhet në njoftimin e Bashkësis Islame në Prizren.

Ai ka ardhur prej shteti ku jeton, vetëm për këtë akt, pra për të dhënë kontributin e tij.

Florenti dhe babai i tij, Sejdia, janë të njohur për kontributin e tyre bëmirës edhe në xhami të tjera e projekte të ndryshme.

Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, e falënderoi z. Florentin dhe familjen e tij, për këtë kontribut, po edhe për bëmirësitë e tjera, në të mirë të qytetarëve.

“Zot i Madhërishëm, shpërbleji të gjithë bëmirësit, në dynja e ahiret dhe shumëfishoje pasurinë e tyre! Ata, janë ‘margaritarë’ në shoqëri”, tha kryeimami.

The post Florent Ademaj nga fshati Murademë të Prizrenit dhuron 10 mijë franga, për ndërtimin e xhamisë së fshatit appeared first on Rahovec News.